Reshitaj i bën thirrje ordinancave private që materialet shëndetësore t’i dhurojnë për QKMF-të në luftën kundër Coronavirusit

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së dhe Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, Albena Reshitaj, i ka bërë thirrje ordinancave private shëndetësore që materialet dhe medikamentet e tyre t’i japin donacion për QKMF-të.

Sipas saj, kjo do ta ndihmonte shumë Kosovën në luftën kundër pandemisë Coronavirus.Sot, më shumë se kurrë nevojitet solidaritet dhe bashkëpunim humanitar, ka thënë mes tjerash Reshitaj.
Kjo është ftesa e saj:


Të nderuar kolegë,
Duke pasur parasysh situatën nëpër të cilën po kalojmë me pandeminë, sidomos paralajmërimet se po hyjmë me një fazë kritike, shumë Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna janë duke u ballafaquar me mungesë serioze të materialeve mjekësore si: dorëza, maska, mantela për një përdorim, rroba sanitare, dezinfektues, medikamente anti-inflamatore etj, materiale këto të cilat janë shumë të nevojëshme dhe të rëndësishme  për jetën e kolegëve tanë pranë këtyre qendrave  të Mjekësisë Familjare.   
Në këtë situatë të ndjeshme, dua të bëjë një ftesë publike për të gjithë kolegët të cilët posedojnë ordinanca private mjekësore e stomatologjike.
Kolegët dhe qytetarët tanë më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën tonë, andaj të gjithë ata që posedojnë në stoqet e ordinancave private materiale si: dorëza, maska, mantela për një përdorim, rroba sanitare, dezinfektues, medikamente anti-inflamatore etj, sa më parë  këto materiale mjekësore t’ua dhurojnë  Qendrave Kryesore  të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse .
Sot, më shumë se kurrë nevojitet solidaritet dhe bashkëpunim humanitar, besoj në përgjigjen tuaj në këtë ftesë humane.

Të ngjashme