Ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, gjatë raportimit para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, ka folur lidhur me planet dhe prioritetet e ministrisë.
Reshitaj tha se me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve, Qeveria e Kosovës do të bëjë hartimin dhe ndryshimin e ligjeve që janë në kuadër të ministrisë që drejton.
Ajo përmendi tre projekte që kanë filluar të realizohen prej kur ka marrë pozitën: formimin e një softueri i cili ju jep mundësinë qytetarëve të kontrollojnë nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë; ndryshimi i Ligjit për Ndotjen e Ajrit; ndërprerjen e një kontrate që ka kushtuar 1,5 milion euro që ka pasur arkitektë dhe inxhinierë për mbikëqyrjen e projekteve të cilat nuk i përkasin asaj fushe.
Reshitaj tha se ministria e saj po punon që t’i funksionalizojë plotësisht dy agjenci që janë në kuadër të saj: Agjencinë e Mjedisit dhe Agjencinë e Kadastrës. “Është duke u punuar në hartimin e një rregulloreje për t’i funksionalizuar maksimalisht”.
Ajo tha se ndotja e ajrit është sfidë globale e sidomos për vendet që gjenden në zhvillim. Ministrja ka paralajmëruar se janë në përgatitje të një kampanje që çështja e ambientit të futet në kurrikulat shkollore.
“Jemi në përgatitje të një kampanje dhe do të bashkëpunojmë dhe me ministrinë e arsimit në mënyre që të futet në kutikula shkollore çështja e ambientit”.
Deputeti i VV-së, Driton Çaushi, ka folur për rritjen e numrit të personave të prekur me kancer si pasojë e ndotjes së ajrit.
Ai tha se jetojmë në vendin me ndotjen më të martë të ajrit, ndotje kjo që sipas tij , do të rritet me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
“Përmasat e rritjes së kancerit janë të mëdha, ato institucione që trajtojnë këtë sëmundje e din qe ka një rritje progresive, nja prej fushave që duhet të trajtohet,ku kjo ndodh për shkak të ndotjeve të ndryshme”.
“Jetojmë në vendin me ndotjen më lë lartë që prek ndotjen akustike, planet për termocentralin “Kosova e Re”, termocentralet e reja të krijohen, si e shihni këtë për të rritur kualitetin e ajrit”.
Ministrja tha se se termocentrali i ri do të ketë filtra të teknologjisë fundit që e mbron ndotjen e ajrit. “Ndërtimi i këtij termocentrali do të jetë i standardizuar”, tha ajo.
Deputetja Besa Gaxherri, tha se ministres së re do t’i ofrohet bashkëpunim, por ajo ka kërkua sqarime sa i përket degradimit të lumenjve si dhe menaxhimit të mbeturinave.
Ministrja tha se në vitin 2018, në planet e MMPH-së janë rregullimi i shtretërve të lumenjve Drini i Bardhë (segmenti, Klina, Krena, Lumbardhit në Deçan, Moravës së Binçës, Ibrit e Sitnicës në Mitrovicë, Lumit Drenica në Drenas etj.
Reshitaj paralajmëron formimin e “Policisë së Gjelbër”
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, gjatë raportimit sot para Komisionit parlamentar për Mjedis e Planifikim Hapësinor, tha se përmirësimi i gjendjes së ajrit dhe mjedisit do të jenë prioritetet kryesore gjatë mandatit të saj.
Reshitja tha se do të kërkojnë ndalimin e përdorimit të thëngjillit në shkolla dhe biznese të vogla si dhe t’i shndërrojnë disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në “policë të gjelbër”.
“Kemi plan që disa policë të Kosovës t’i shndërrojmë në policë të gjelbër. Ata do të kenë për detyrë të kujdesen për mjedisin”, tha ministrja.
“E kemi parë të arsyeshme ta nisim një fushatë vetëdijesuese dhe sensibilizuese për nivelin e ajrit të ndotur dhe mjedisit… Do të nisë pas zgjedhjeve lokale”.
MMPH është në kontakt edhe me Ministrinë e Arsimit që vetëdijesimi i nxënësve për mjedisin të futet në kurikulë shkollore. “Jemi në përgatitje të ligjit ku do të kërkojmë ndërprerjen e thëngjillit në shkolla. Do të ndalojmë përdorimin e thëngjillit në disa biznese të vogla dhe do t’u japim një alternativë tjetër të nxehjes”, tha Reshitaj.