Reshitaj njofton për inicimin e hartimit të Projektligjit për Transplantimin e Organeve

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Albena Reshitaj, e ka quajtur shumë të rëndësishme dhe të nevojshme nismën legjislative për Transplantimin e Organeve.

Madje ajo e ka quajtur si shumë të rëndësishme këtë nismë për shëndetësinë kosovare.

“Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me nismë legjislative për hartimin e Projektligjit për Transplatimin e Organeve. Falenderojë antarët e komisionit për vullnetin dhe përkrahjen në këtë nismë legjislative që është nevojë urgjente dhe e dobishme për shëndetësinë kosovare”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka një ligj për transplatimin e organeve.

“Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka ligj për transplatimin e organeve, ku miliona euro shpenzohen jashtë vendit për transplantim të organeve dhe kjo krijon barrë të rëndë ekonomike për qytetarët e vendit, e veçmas ndikon në shëndetin e jetën e qytetarëve, ku shumica qytetare nuk mund ti realizojnë këto operime që kanë të bëjnë me transplatimin e organeve”, ka deklaruar ajo.

https://www.facebook.com/203285733514745/posts/988761671633810/?d=n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme