Reshje shiu dhe borë të dielën sipas IHMK-së

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar reshje të shiut, ndërsa në viset malore edhe reshje bore gjatë ditës së diel.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, deri sa në viset e larta reshjet e shiut do të jenë në formë dëbore. Reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme