Reshje shiu dhe temperatura të ulëta sot në Shqipëri

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Mbetemi nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke ndikuar vranësira dhe shira në territor, më të dukshme paraqiten në jug-juglindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke ri-kthyer kthjellimet në veri dhe qendër.

Përjashtim bëjnë zonat jugore, të cilat mbetet me reshje të izoluara shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga -4°C në mëngjes deri në 13 °C shënon mesdita.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite në zonat bregdetare me shpejtësi deri në 45-50 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme