Reshje të mëdha të borës, kanadezët bllokohen nëpër shtëpi – detyrohen të gropojnë për të dalë jashtë

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që rajoni kanadez Newfoundland të bllokohet dhe të paralizohet jeta në këtë vend.

Mediat lokale raportojnë se autoritet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kurse sasia e madh e borës kanë “varrosur” veturat, duke u krijuar kështu “mure” të larta të borës, transmeton Telegrafi.

Aeroporti ndërkombëtar Saint John është mbyllur për shkak të kushteve klimatike, kurse ministri i Burimeve Natyrore, Chaymus O’Reagan thotë se prioritet mbetet pastrimi i qytetit.

CP24 raporton se për pastrimin e qytetit nga bora është angazhuar edhe ushtria, kurse përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë përshkruar gjendjen si “snoëmageddon”.

Në video shihen se si qytetarët gropojnë për të hapur rrugët me qëllim që të mund të dalin nga shtëpitë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme