Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit, s’kanë shkaktuar dëme të mëdha në kryeqytet, sikur në pjesë tjetra të vendit. Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Medina Braha.
Ajo ka treguar se vazhdimisht kanë qenë në teren dhe janë para përgatit për këtë sezon duke pastruar lumenjtë, kanalet e hapura dhe largimin e mbeturinave, në mënyrë që të mos përkeqësohet situate.
“Normalisht sikur krejt vendi edhe Prishtina është përfshirë nga reshjet dhe kemi pasur reshje mjaft të mëdha para dy dite, mirëpo dëme në krahasim me reshjet ka pasur më pak se sa nëse e krahasojmë me disa pjesë të tjera të vendit. Ne kemi qenë vazhdimisht në teren këto ditë dhe jemi para përgatit për këtë sezon qysh me pastrimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve të hapura që i bëjmë rregullisht dy herë në vit edhe me atë pastrim largohet një numër i madh i mbeturinave që grumbullohen në atë pjesë. Në disa vende ka pasur prapë sepse mbeturinat hedhen në lumenj dhe në vende të caktuara ku ka qenë grumbullimi i mbeturinave kemi ndërmarr dhe i kemi larguar si në Llukarë, Barilevë në Lagjen e Spitalit dhe në Veternik, dhe nuk ka pasur ndonjë dalje të ujërave jashtë nga këto përroska”.
Mes tjerash ajo ka theksuar se rreziku më të madh e kanë pasur me Llapin, që për shkak të reshjeve të shiut është ngritur edhe niveli i ujit dhe ka ekzistuar rreziku që të del nga shtrati. Mirëpo ajo thotë qe me ndaljen e reshjeve të shiut është kthyer në normalitet.
Braha ka theksuar se me pastrimin e ujëmbledhësve të kanalizimeve atmosferik është zvogëluar mundësia që të paraqiten dëme të mëdha.
“Rrezikun më të lartë e kemi pasur me Llapin që për shkak të reshjeve u ngrit niveli shumë dhe sikur të vazhdonin ka qenë rreziku që të dalë komplet nga shtrati dhe tash është veç në rënie niveli i Llapit, njëkohësisht jemi marr edhe me pastrimin e ujëmbledhësve të kanalizimit atmosferik edhe në atë formë e kemi zvogëluar mundësinë që të kemi dëme të mëdha, dhe si në këto situata ka vërshime të vogla por jo deri në atë shkallë sa ka mund të ketë sikur mos të ishin marr këto masa”.
Përkundër situatës, tashmë ka filluar edhe mirëmbajtja dimërore e rrugëve në pjesët rurale dhe ato urbane.
Braha, ka treguar edhe për kërkesat e qytetarëve që kanë pasur gjatë ditë e që janë ballafaquar me vërshimet.
“Në anën tjetër jemi duke bërë edhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve edhe në pjesët rurale edhe pjesë urbane dhe i kemi lënë operatorët e kontraktuar për këto. Dëmet më të mëdha që i kemi të raportuara nga qytetarët ku ka pasur vërshime për shkak se ka dalë nga gypat e ujit të pijshëm apo kur ka pasur vërshime nga ujërat e zeza dhe ato janë rastet më të shpeshta”.
“Në rastin kur ka që ka hyrë uji brenda në shtëpi ose shtëpi ata thërrasin dhe kërkojnë ndihmë dhe ne ju përgjigjemi dhe përmes zjarrëfiksëve ne shkojmë dhe i largojmë me pompa dhe në këto raste ne ujësjellësit i kemi kërkuar që të ketë angazhim shtesë të stafit gjatë kësaj periudhe, kur është mundësia që është të intervenojmë vet sikur në rastet ku ka grumbullim të mbeturinave atëherë ne shkojmë vetë dhe e largojmë sepse është pjesë e jona që ne e menaxhojmë dhe në krahasim me nivelin e reshjeve pasojat nuk kanë qenë shumë të mëdha”, tha ajo.