ReSPA merr model Prishtinën për shërbimet administrative

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 14:45 | Nga

Drejtori i Administratës në komunën  e Prishtinës, Muhedin Nushi, priti në takim përfaqësuesen shkollës Rajonale të Administratës Publike (RESPA) dhe Bankës Botërore, Edna Karadza, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga kjo komunë, vizita e saj kishte për qëllim informimin mbi të arriturat e Prishtinës në sferën e dixhitalizimit të shërbimeve administrative.

ReSPA ka ndërmarrë një studim rajonal për ofrimin e Shërbimeve Publike në vendet anëtare të saj (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe  Serbi).

Qëllimi i projektit është që praktikat e mira që zhvillohen në vendet e Ballkanit Perëndimor, t’i shpërndajë si modele mes vendeve anëtare.

“Në punëtorinë e tanishme të ReSPA-s të organizuar në Prishtinë, Komuna e Prishtinës është përzgjedhur si institucion i vetëm i nivelit lokal ku janë identifikuar praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve administrative dixhitale me qytetarin në qendër.

ReSPA ka përzgjedhur disa projekte të komunës sonë, të cilat do t’ua propozojë të gjitha vendeve anëtare për zbatim në institucionet e tyre lokale dhe qendrore”, përfundon komunikata.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme