Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi, ka thëne që kanë bërë përzgjedhjen me të mirë të projektit për ndërtimin e xhamisë në Dardani, përderisa ka bërë të ditur që kjo do të jetë xhamia më e madhe në tërë Ballkanin.
“Xhamia qendrore e kryeqytetit nuk ka të bëjë me asnjë parti politike, ajo është e besimtarëve. Kryeqytetit duhet një xhami qendrore, e cila do të jetë me e madhja në Ballkan” ka thënë Rexhepi.
Tutje Rexhepi ka bërë thirrje kuvendit për përkrahje lidhur me ndërtimin e kësaj xhamie.
“Kemi nevoje për përkrahjen tuaj. Të jeni të bindur që e kemi zgjedhur një xhami madhështore. Ne e dimë shumë më mirë se ju, se çka na duhet në këtë kohe 137” ka thëne Rexhepi.