Retkoceri kandidat i PDK-së për deputet: Si prind dua që fëmijët tanë të rriten në një Kosovë më të mirë!

Prishtinë | 14 Dhj 2024 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Leutrim Retkoceri, tashmë i ka hyrë garës për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ai është pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe mban numrin 91.

“Kam vendosur të kandidoj për deputet me PDK-në, në ekipin e Bedri Hamzës për Kryeministër”, thotë Retkoceri, nëpërmes një video-mesazhi në Facebookun e tij.

Ai ka shtuar se është angazhuar qe sa vite si asamblist në Komunën e Prishtinës dhe gjithmonë është munduar të bëjë më të mirën.

“Por si prind dua që fëmijët tanë të rriten në një Kosovë më të mirë, me më shumë mundësi dhe një të ardhme më stabile”, thekson Retkoceri në videon, së bashku me vajzën e tij.

“Unë besoj se Kosova mundet ma mirë – dhe kjo nis me neve. Ju faleminderit për mbështetjen tuaj! #MëMirë #BedriHamza #PDK”.

Të ngjashme