Një grup tifozësh të Serbisë brohoritën “Kosova është zemra e Serbisë” në Marienplatz të Mynihut qendror, ku u mblodhën përpara ndeshjes së ekipit të tyre me Slloveninë të enjten, në një seri gjestesh politike nga tifozët në Euro 2024 në lidhje me Ballkanin.
Serbia po kërkon që organi drejtues i futbollit europian UEFA të ndëshkojë Kroacinë dhe Shqipërinë pasi akuzoi tifozët e tyre për thirrje urrejtjeje gjatë ndeshjes së tyre në Euro 2024 në Hamburg të mërkurën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Serbia vetë është akuzuar nga UEFA për incidente gjatë ndeshjes që e humbën në Grupin C nga Anglia të shtunën e kaluar, kur mbështetësit e tyre shfaqën një baner që “transmetonte një mesazh provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.