Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka dedikuar një shkrimi përdorimit të dronëve nga ana e policisë së Kosovës për t’i kapur shoferët të cilët nuk i respektojnë rregullat e trafikut në në përpjekje për të zvogëluar numrin e madh të viktimave.
“Që nga janari vendi i vogël ballkanik ka futur një ligj të ri që imponon gjoba të rënda dhe policia filloi të patrullonte me makina pa shënim për të mbetur pa u vënë re, transmeton Klan Kosova.
“Dy oficerë policie nisën një dron bardhë e zi jashtë kryeqytetit, Prishtinës, ku pas pak minutash ata filmuan një shofer që parakalonte një makinë tjetër mbi një vijë të bardhë të plotë në një urë mbi autostradën Prishtinë-Shkup. Shoferi dukej i hutuar kur një polic iu afrua me një iPad për t’i treguar atij video nga droni”
“Shoferi i cili kryen një vepër të tillë duhet të paguajë një gjobë deri në 300 euro, i konfiskohet patentë shoferi për gjashtë muaj dhe humb dy nga nëntë pikat e saj”
Paga mujore bruto në Kosovë është rreth 500 euro, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Kjo njësi (me dronë) identifikon njerëzit që kalojnë vijën e bardhë në vende ku është e ndaluar të parakalojë (një makinë tjetër) dhe gjithashtu identifikon ata që kalojnë dritat e kuqe të semaforit”, tha për Reuters, rreshteri i policisë Qerim Hetemi.
Hetemi tha se metodat e prezantuara rishtazi kanë ndihmuar në uljen e numrit të vdekjeve në rrugët e Kosovës në 82 në periudhën janar-gusht këtë vit nga 85 që kishin dhdohur në të njëjtën periudhë në 2017-ën.
Numri i njerëzve të lënduar në rrugë në periudhën janar-gusht të këtij viti ishte 8,312, pak më shumë se një vit më parë, në një vend me një popullsi prej 1.8 milionë banorësh.
Muajt më vdekjeprurës janë korriku dhe gushti, kur shumë njerëz që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në vendet anëtare të BE-së, kthehen në Kosovë për pushime.
Vozitja e pakujdesshme, makinat e vjetra dhe shenjat e këqija të rrugëve shihen si arsyet kryesore për numrin e madh të aksidenteve.