Revokimi i licencës, refuzohet ankesa e Monego për shtyrje të vendimit

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar ankesën e Monegos, për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të BQK-së për revokim të licensës së këtij institucioni mikrofinanciar.

Më 6 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës mori vendim që t’ua revokojë licensimin institucioneve mikrofinanciare ”IuteCredit Kosova” dhe ”Monego”.

Kjo për shkak të normave të interesit shumëfish më të larta në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme