Rexhep Hoti, zëvendësministri i pestë i Kulturës

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 09:17 | Nga

Ministrisë së Kulturës i është shtuar edhe zëvendësministri i pestë. Nëpërmjet një vendimi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me pozitë të zëvendësministrit e ka bërë edhe Rexhep Hotin. Në Qeverinë e kaluar, Hoti po ashtu ishte zëvendësministër i MKRS-së. Por për dallim prej Qeverisë së kaluar, kur MKRS-ja kishte vetëm 2 zëvendësministra, tashmë ky numër është rritur për më shumë se dyfish.

Krahas Hotit, pozitën e zëvendësministrit e mbajnë edhe Burbuqe Bakija-Deva, Resul Makreshi, Boban Stankoviq e Rexhep Mazreku.

Siç shkruan sot “Koha Ditore”, aktualisht Ministria e Kulturës nuk posedon asnjë zyrë për të sistemuar zëvendësministrin e ri. Hoti do të detyrohet ta ndajë zyrën me ndonjërin nga kolegët e tij, zëvendësministra ose me ndonjë drejtor departamentesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme