Rexhep Selimi niset për në Hagë si i dyshuar për krime lufte

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 08:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit gjatë së mërkurës iu është konfirmuar një aktakuzë nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.

Selimi këtë vetë e ka vërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shtuar se të enjten do të udhëtojë për në Hagë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme është arrestuar në shtëpinë e tij, ish-kreu i kuvendit Jakup Krasniqi dhe është nisur drejt për në Hagë pas një operacioni nga EULEX-i.

Bastisjet kishin nisur në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa kanë zgjatur për disa orë.

Të ngjashme