Rexhep Selimi sot feston ditëlindjen e 53-të

Prishtinë | 15 Mar 2024 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Rexhep Selimi sot feston ditëlindjen, gruaja e tij e uron me një foto kur Selimi ishte ushtar.

Sot feston ditëlindjen e 53-të ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi.

Gruaja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi, përmes një postimi në rrjetin e saj social, Facebook, ia ka uruar atij ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen R’10”, ka shkruar ajo, duka ia bashkëngjitur edhe një fotografi gjatë kohës kur Selimi ishte ushtar.

Rexhep Selimi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë pasi akuzohen për krime lufte.

Të ngjashme