Shteti i varfër ka iniciuar të premten ngritjen e një megakompleksi qeveritar përreth pronave të zëvendëskryeministrit miliarder.
Gati 2,000 prona private e shoqërore do të merren nga ekzekutivi për ta realizuar këtë projekt, i cili do të shtrihet në pjesë të shtatë zonave kadastrale: Prishtinë, Zllatar, Matiqan, Hajvali, Çagllavicë, Graçanicë dhe Badovc, shkruan sot Koha Ditore.
Në të njëjtën mbledhje, ku i ka dhënë start këtij projekti, Qeveria ka aprovuar edhe ndryshime në Kodin Penal, të cilat i ka proklamuar si masa që ashpërsojnë dënimet për korrupsion, por pas mbledhjes kryeministri Ramush Haradinaj ka demonstruar mburojë për tre ministrat që i ka nën akuzë.