Rezoluta e Luginës shihet si nxitje për shkëmbim territoresh

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 07:59 | Nga

Kërkesa e Luginës së Preshevës që Kuvendi të miratojë rezolutën përmes së cilës mbështet bashkëngjitjen me Kosovën po shihet si cytje për shkëmbim të territoreve, shkruan sot Koha Ditore.

Atë nuk e mbështet asnjë pjesë e koalicionit qeverisës, përfshirë kryeministrin Haradinaj, i cili ka thënë se loja me kufi është eksperiment i rrezikshëm.

Ndërkaq, asnjë veprim nuk është ndërmarrë për ta futur në procedurë të Kuvendit draft-rezolutën, një ditë pasi atë nga Zyra e presidentit Thaçi e prezantuan përfaqësuesit e Luginës. Roli i Thaçit është duke u kontestuar për shkak të nismës që t’i korrigjojë kufijtë me Serbinë, pa marrë mandat nga organi më i lartë përfaqësues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme