Rezoluta për luftë kundër kancerit të gjirit s’u zbatua, Qeveria ta procedojë Projektligjin për Shëndetësi

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 11:04 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka diskutuar lidhur me zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit Fatmire Kollçaku tha se ShSKUK-ja duhet që të përgatis raport të detajuar për punën e bërë në mënyrë që atë ta paraqesin në ministrinë e Shëndetësisë.  

“Grupi i grave deputete fondacionin Jahjaga tashmë kanë ndërmarrë iniciativë për t’i bërë disa vizita në Onkologji. Ne e përcjellim gjendjen në shëndetësi dhe ndër problemet është shtimi i numrit të rasteve vit pas viti dhe mendoj se duhet të mbështet klinika e Onkologjisë. Vetë rezoluta përmbledh gjithë problematikën”.

“Ne si komision kemi obligim që rezolutat të bëhen obligative. Bëhet një vit nga miratimi i rezolutës. Në pikën e parë thuhet se duhet t’i marrë veprimet e duhura sa i përket Onkologjisë. Në Kuvend ka qenë kërkesë të blihen aparatura për radioterapi. Është miratuar buxheti për blerjen e radioterapisë. Qeveria dhe ministria duhet të sigurojë buxhet për t’i pajisur me mamografi të gjitha qendrat sa i përket kancerit të gjirit”.

“Ne do ta kërkojmë raport nga klinika e Onkologjisë për të gjitha nevojat që i kanë. Obligohet që Qeveria të sjellë në Kuvend Ligjin për Shëndetësi”.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu tha se asnjë prej 11 pikave të rezolutës nuk është zbatuar.

“Sot një vit është miratuar kjo rezolutë. Sot do të duhej të kishim raportim të zyrtarëve të shëndetësisë për implementimin e 11 pilave të rezolutës. Asnjë prej tyre nuk është zbatuar duke filluar nga pika 1 ku kërkohet reparti i ri i kimioterapisë. Të pajisen me mamograf të gjitha qendra as kjo nuk ka ndodhur. Edukimi i profesionistëve shëndetësor poashtu ka munguar”.

“Ligji i Punës poashtu nuk ka ardhur. Në tersi nga 11 pika asnjë nuk është zbatuar. Kur jemi në muajin e senzibilimit të muajit të kancerit të gjirit do të duhej sensibilizim i gjithë deputetëve.  Bazuar edhe në kushtetutë dhe ligj zbatues janë qeveria ministria e Shëndetësisë, ku raport mund të kërkojmë prej tyre. Raport na duhet prej qeverisë dhe ministrisë”.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj theksoi se në njërën nga seancat e fundit e ka ngritur çështjen e zbatimit të rezolutës.

“Klinika Onkologjike është e vetmja që nuk ka ndërprerë punën. Aty ka një staf të përkushtuar për punë por kërkojnë ndihmën tonë. Interesimi jonë duhet të jetë ligji për shëndetësi. Kanceri mund të prekë të gjithë pa përjashtim”.

“Mendoj të rikthehet përkrahja për klinikën e onkologjisë duke filluar nga edukimi i hershëm. Me rëndësi është fokusohemi te parandalimi i kancerit të gjirit. Kërkesa duhet të shkojë ministri të shëndetësisë për rezolutën”.

Deputeti i AAK-së Shemsi Dreshaj tha se kjo rezolutë është e pafuqishme nëse nuk sillet Ligji për Shëndetësi në Kuvend.

“Kur vihet një rezolutë e tillë ka qenë obligative një raport nga ShSKUK-ja. Propozoj që të kërkohet nga drejtori i ShSKUK të bëhet një raport. Kjo rezolutë është e pafuqishme nëse nuk implementohet Ligji i ri për shëndetësi. Ne jemi në muajin e luftës kundër kancerit por nuk duhet të harrojmë edhe të tjerat që nuk kanë peshë më të vogël. Pushimi me pagesë për të gjitha kategoritë”.

Deputeti i VV Burim Karameta, ka propozuar që mamografia të bëhet obligative për të gjitha gratë, raporton EO.

“Kjo rezolutë përveç që do të ndikojë në kompletimin e Ligjit për shëndetësi do të ndikojë në ruajtjen dhe dinjitetin e pacientëve. Krejt çështje tjetër vlerësoj se a është e mundur të propozohet edhe një seancë për obliguehsmërinë e femrave të bëhet mamografia siç është në çdo vend të botës”.

Të ngjashme