Rezonanca magnetike e gjirit nga sot do të ofrohet si shërbim në QKUK

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 11:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjegjësisht në Klinikën e Radiologjisë, është bërë funksionalizimi i Departamentit të Diagnostikës së Gjirit, përkatësisht, për herë të parë shërbimi i Rezonancës Magnetike të gjirit dhe mamografi 2.

Rezonanca magnetike është metodë e cila nuk përdor rrezatim jonizues. Kjo është një metodë e cila në procesin e krijimit të imazhit përdor fushën magnetike, me ndihmën e disa sinjaleve të radiofrekuencave ndaj të cilave reagojnë atomet e hidrogjeneve, raporton Ekonomia Online.

Rezonanca magnetike gjirit është një ekzaminim joinvaziv, pa dhimbje, pa rrezatim dhe pa efekte anësore, i sigurt për të gjithë grupmoshat e pacientëve dhe jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese, si Mamografia apo EKO janë të pamjaftueshme, duke çuar në diagnostikimin e saktë të sëmundjes.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se me funksionalizmin e e kësaj aparature moderne më nuk do të ketë nevojë që shërbimet e tij  kërkohen jashtë vendit.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për faktin që shërbimet të cilat kanë pasur të bëjnë me diagnostifikimin e gjirit  nga sot me funksionalizimin e kësaj aparature moderne mund të  nuk do të ketë nevojë që të kërkohen jashtë vendit. Tani këto shërbime i gjithë diagnostifikimi i gjirit mund të kryhet  në Kosovë. Besoj që kjo është një vullnet i të gjithëve si politik  dhe gjithë punëtorëve shëndetësor që ne të mos kërkojmë shërbime jashtë vendit për ato që mund të kryhen në Kosovë”, tha ministri.

Edhe Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, foli për mundësin që kjo aparaturë u ofron pacientëve.

“Hapja e rezonancës magnetike është një hap drejt asaj  që të perfeksionohen të gjitha edhe diagnosifikin, por edhe trajtimi  dhe të përmbyllet një qark që të gjitha trajtimet  të bëhen brenda institucioneve publike”.

Ardian Biqaku, bashkëpunëtor i Mamografisë mobile tha se nga sot në QKUK ofrohen të gjitha shërbimet sa i përket diagnostifikimit të kancerit të gjirit.

 

 

 

Të ngjashme