Rezultatet e analizave bakteriale të Makollit : Nuk kishte enterokolit

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 08:04 | Nga

Mostrat e fecesit të marra tri ditë radhazi nga Naser Makolli para se ai të vdiste kanë rezultuar sterile, ndërsa rezultatet e autopsisë nga Mjekësia Ligjore për vdekjen në qendrën e paraburgimit për shokun e dhomës të qelisë se Astrit Deharit ende nuk janë bërë publike.

Ndonëse QKUK-ja para disa ditësh kishte diagnostikuar Makollin me enterokolit (pezmatim i zorrëve) sëmundje e cila shkakton të vjella e barkëqitje, rezultatet e pasdites të se martës kanë rezultuar se në mostrat e marra nuk ka pasur baktere patogjene. Këto mostra ishin dërguar për analizë mikrobiologjike në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës (ISHPK).

Një burim brenda Ministrisë se Shëndetësisë ka thënë se tash duhet të shikohen opsione të tjera të sëmundjes të Naser Makolli, i cili ka vdekur të hënën në Qendrën e Paraburgimit.

“Nga rezultat e pranuara sa i përket pranisë se baktereve ka rezultuar sterile prania e baktereve patogjene”, ka thënë ky burim. Sipas tij opsione të tjera të cilat mund t’i zbardhë autopsia janë sëmundje të ndërlikuara që nuk i ka diagnostikuar QKUK-ja ani pse e kanë kontrolluar pacientin.(Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme