Rezultatet e djeshme në Evropian U20 që po mbahet në Prishtinë

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e pestë të Kampionatit Evropian, Divizioni B për femra U20, janë zhvilluar disa ndeshje mjaft interesante.

Në takimin kryesor Izraeli ka mundur Irlandën, 61:55, derisa Britania e Madhe ka qenë bindëse ndaj Kroacisë, duke e mundur me rezultat 89:67.

Ndërkohë, Bullgaria ka triumfuar ndaj Turqisë 70:58, në grupin tjetër, kurse në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Finlanda ka mundur bindshëm Rumaninë me rezultat 91:45.

Në grupin që luftojnë për pozitat 9-12, Kosova me disa mungesa ka pësuar nga Ukraina 94:34, derisa Islanda mundi Greqinë 67:55. Kosova përballjen e ardhshme do ta ketë ndaj Islandës, të premten. 

Të ngjashme