Sipas disa rezultateve preliminare, një ilaç antiviral i përdorur për trajtimin e Ebolas, mund të jetë efektiv për pacientët me Covid-19, shkruan Livescience.
Nga 113 persona me Covid, pjesë të një eksperimenti, të cilët ishin shtruar në një spital në Chikago, të gjithë prej tyre morën infuzione ditore të Remdesivir- një medikament antiviral, dhe 111 prej tyre arritën të trajtohen dhe të shërohen nga kjo sëmundje, ndërsa dy të tjerë kishin humbën jetën.
Ky ilaç duket se zvogëlon ethet dhe lehtëson simptomat e frymëmarrjes , të cilat janë simptomat ktyesore të kësaj sëmundjeje, duke mundësuar shërimin e shumë pacientëve në më pak se një javë. Sidoqoftë, ky ilaç duhet të miratohet mga Administrata Ushqimit dhe Barnave përpara se të filloje të përdoret si kurë kundër Covid-19 edhe në spitale të tjera.
Pacientët, që morën remdesivir, ishin pjesë e një studimi klinik në fazës e 3-të. Gjatë kësaj faze mjekët kanë testuar ilaçin tek këta pacientë dhe e kanë bërë monitorimin e efekteve anësore të saj. Ndërkaq, faza e kartërt dhe e fundit përfshin testimin e ilaçit në një grup më të madh të pacientëve.
“Ky ilaç është një ilaç premtues, mirpo jemi ende në fazën ku nuk mund të aprovojmë diçka konkrete”, tha Paul Goepfert, specialist i sëmundjeve infektuese.