Rezultati jo i mirë në zgjedhje, dorëhiqet kryetari i degës së AAK-së në Prizren

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe se tash e tutje angazhimi i tij në AAK do të jetë vetëm si anëtar i thjeshtë.

Kabashi ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas rezultatit jo të kënaqshëm të AAK-së në Prizren për disa palë zgjedhje.

“Fakti i një rezultati jo të kënaqshëm për disa parë zgjedhje të AAK-së dega në Prizren, duke ndjerë obligim moral që pjesa dërmuese e përgjegjësisë bie mbi Mua, është më se e domosdoshme që të hap rrugën për kuadro të reja dhe profesionale. Pasi veç jemi në proces të rregullt zgjedhorë të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë”, ka shkruar Kabashi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizant të AAK-së!

Pas një rrugëtimi të përbashkët politikë në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Një përvoje jashtëzakonisht të mire dhe sfiduese, e në të njëjtën kohë dhe një pune sfilitëse,

Fakti i një rezultati jo të kënaqshëm për disa parë zgjedhje të AAK-së dega në Prizren, duke ndjerë obligim moral që pjesa dërmuese e përgjegjësisë bie mbi Mua, është më se e domosdoshëme që të hap rrugën për kuadro të reja dhe profesionale.

Pasi veq jemi në proces të rregullt zgjedhorë të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë.

Poashtu nuk do të jem pjesë e asnjë pozite ekzekutive në nivel të qeverisjes lokale apo asaj qendrore.

I inkurajoj që të gjithë kuadrot e reja që të vazhdojnë garën politike me qëllim rritjen e nivelit politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren , ku dhe ju bëjë thirrje që të gjithë

Ata ose Ato të cilët janë të interesuar të hyjnë në garën politike , që kanë ambicie , energji dhe sjellin vlera të reja , të garojnë dhe të marrin përgjegjësi legjitime përmes zgjedhjeve në AAK-ë.

Poashtu dua të theksoj se në kuadër të AAK-së dega në Prizren dhe Aleancës në nivel qendrorë, pata rastin dhe kënaqësinë të njoh njerëz të mrekullueshëm, profesional dhe atdhetarë të cilët prezantojnë vlera të larta njerëzore e kombëtare, e posaçërisht një respekt të veçante kam për kryetarin e AAK-së Z.Ramush Haradinaj i cili është një njeri me vlera të rralla dhe ishte fat i madh për

Mua që për një kohë relativisht të gjatë isha njëri prej bashkëpunëtorëve të tij.

Të ngjashme