Rezulton negativ edhe rasti i fundit, asnjë i infektuar në Podujevë

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka dhënë lajmin e mirë se është shëruar edhe rasti i fundit me Coronavirus në këtë qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rudari ka bërë të ditur se mbrëmë ka rezultuar negative edhe rasti i fundit.

“Asnjë i infektuar me Covid-19 në Komunën e Podujevës. Sonte ka rezultuar negativ edhe rasti i fundit. Ruani shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja! Rrini në shtëpi”, ka shkruar Rudari.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 79 raste të reja me koronavirus në Kosovës. Numri total i rasteve ka shkuar në 362.

https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/241920407184660


Të ngjashme