Rishikimi i decentralizimit kërkon konsensus kombëtar

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 15:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe Instituti për Demokraci Lokale (LGiU) me seli në Londër të Mbretërisë së bashkuar, kanë mbajtur sot, në Sheshit 21, konferencën me titull, “Nevoja për Rishikim të Decentralizimit në Kosovë”.
Në këtë konferencë u pasqyruan këto dimensione dhe qasje:

Pse duhet të rishikohet decentralizimi në Kosovë? Sfidat dhe Perspektivat e qeverisjes lokale në Kosovë? Deri ku ka arritur procesi i reformës dhe cila është rruga përpara? Pikëpamja politike lidhur me decentralizimin në Kosovë? Si ka rrjedhur decentralizimi? A duhet të shikohet në Kosovë?

Gjatë kësaj ceremonie, u konkludua se decentralizimi ka qasje politike dhe duhet të rishikohet në shumë aspekte: të rishikohet aspekti fiskal e financiar i fuqisë së komunës, të rishikohen kriteret për investime kapitale të bëra nga ministritë e linjës, të rishikohet aspekti i ndërmarrjeve publike pasi që nuk ka llogaridhënie e shumë fusha të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Theks të veçantë pati themelimi i komunave të reja, Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë Serbe, aspekti i kryetarëve të akuzuar, raporti mes kryetarit të komunës dhe asamblesë komunale, krijimin e një formule, e cila bën analizën e aktiviteteve në nivel lokal, qartësimin e kompetencave dhe nxitja politike që qëndron mbrapa këtij procesi.

Bazuar në aspektet e lartëpërmendura, është konstatuar se ekziston domosdoshmëria për të rishikuar procesin e decentralizimit si tërësi dhe të merren masa për të përmirësuar situatën me të cilën ballafaqohemi tani.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar per Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se po prezantojnë një draft të parë në mënyrë që t’i adresojnë sfidat, mundësitë dhe vështirësitë që po ballafaqohet niveli i qeverisjes lokale.

Ai ka theksuar se Decentralizimin nuk është asnjëherë teknik, por politik pasi që rezultatet në komunë janë rezultate të një shteti.
“Duhet të rishikohet aspekti i ndërmarrjeve publike pasi që nuk ka llogaridhënie, duhet të rishikohet kriteri për investimet kapitale që bëhen nga ministritë e linjës, duhet të rishikohet aspekti fiskal, financiar i fuqisë së komunës. Kryetari i komunës është i fortë në letër, por i dobët në aspektin operacional”, ka thënë Tahiri.

Sa i përket themelimit të komunave të reja, Tahiri ka theksuar se Kosova nuk ka nevojë për më shumë komuna.

Nga ana e tij, Jonathan Carr-West, drejtor ekzekutiv i Drejtor Ekzekutiv i LGiU, ka thënë se kjo është analizë shumë rëndësishme me rekomandime të mira. Sipas tij, qeverisja lokale është e rëndësishme, sepse njerëzit jetojnë në një botë, ballafaqohen me sfida të shumta dhe komplekse.
“Të gjitha fushat si arsimi e shëndetësia menaxhohen më mirë nga niveli lokal. Shteti vetëm nuk mund t’i zgjidh problemet. Duhet të kemi agjenci me njerëz nga niveli lokal që kanë kontroll dhe kjo është arsye pse duhet të ketë një program funksional të decentralizimit”, ka thënë Carr-West.

07_07_2016_4199026_konference_2

Të ngjashme