Franck Ribery do të vazhdojë të luajë në futbollin evropian.
Franck Ribery do të transferohet në Serie A.
Ish mesfushori i Bayern Munichut është në prag të nënshkrimit të kontratës me Fiorentinën, raporton e përditshmja gjermane “Bild”.
Ylli francez ka arritur marrëveshje me klubin Viola për kontratë dyvjeçare në Firencë, transmeton lajmi.net.
Ribery u largua nga Bayern Munich pas përfundimit të sezonit të kaluar.
Kurse, së fundmi ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite dhe Rusia ku mund të përfitonte më shumë financiarisht, por ai dëshiron të vazhdojë të luajë në një ligë të madhe evropiane.