Lojtarët e Bayern Munihut që nuk janë ftuar nga Kombëtaret e tyre janë stërvitur sot në qendrën Saebenerstrsse.
Një nga lojtarët që ka stërvitur në fushë ishte edhe Franck Ribery, i cili për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit ka munguar që një kohë të gjatë.
Ribery ka vrapuar në fushë dhe ngadalë po bëhet gati për t’u kthyer në fushën e gjelbër, ku mungon që nga ndeshja ndaj Hertha Berlinit.
Francezit në stërvitje i është bashkuar edhe Thomas Muller, po ashtu i lënduar.