Franck Ribery ka kërkuar falje pas shtyrjes që i bëri asistentit të gjyqtarit, Matteo Passeri, pas humbjes kundërthënëse të Fiorentinas nga Lazio (2-1).
Anësori francez e ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Twitter duke kërkuar falje për reagimin e tij menjëherë pas fishkëllimës së fundit për ndeshjen e të dielës.
“Më vjen shumë keq për mbrëmë (e diel). U kërkoj falej bashkëlojtarëve të mi, trajnerit dhe tifozëve. Po ashtu, i kërkoj falje edhe z. Passeri, sepse në fund të ndeshjes isha shumë i shqetësuar dhe i pikëlluar, dhe shpresoj që ta kuptojë se në çfarë gjendjeje isha”.
“Gjithmonë dua të qëndroj në fushë dhe t’u ndihmoj bashkëlojtarëve, sepse erdha deri në Firence për këtë qytet dhe këtë klub, dhe mendoj se Fiorentina duhet të tërheqë më shumë interesim, të njëjtin interesim që e kanë klubet tjera, për punën e madhe që po e bëjmë secilën ditë”, thuhet në deklaratën e tij.
Nga Lega Serie A kanë konfirmuar se Ribery është ndëshkuar me karton të kuq për këto veprime dhe pritet të pezullohet për disa ndeshje. /Telegrafi/