Edhe kur kanë kaluar 7 vite nga 2013-ta e largët, Franck Ribery nuk e përtyp dot faktin që nuk fitoi Topin e Artë në atë edicion.
Edhe pse ishte favoriti kryesor francezi u pozicionua pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duke u renditur në vendin e 3-të.
”Nuk e di se çfarë duhej të fitoja më shumë atë vit për ta fituar Topin e Artë. Nëse ti fiton gjithçka si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, çfarë duhet të bësh më tepër?”, deklaron veterani për mikrofonat e “DAZN”.
Në vitin 2013 Ribery ishte në kulmin e karrierës së tij, ku fitoi Champions League dhe Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë me fanellën e Bayern Munchen.
Përpos tripletës, francezi nuk arriti ta fitonte dot çmimin individual.
Mos marrja e atij Topi të Artë nga Franck Ribery u konsiderua si një krim nga mediat që iu bë futbollistit francez në atë kohë.