Riciklimi i baterive

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 18:00 | Nga

Bateritë alkaline mund edhe t’i hidhni në koshin e mbeturinave sapo ato ta përfundojnë funksionin e tyre karikues, por kjo nuk është mënyra e duhur për shkatërrimin e tyre. Bateritë, duke përfshirë edhe ato njëpërdorimshme, kanë përmbajtje të kimi-kateve të ndryshme dhe elementëve si plumb, kadmium, zink dhe litium (ndonjëherë edhe merkur).

Bateritë e hedhura direkt në natyrë do të bëjnë që këto elementë kimikë të përzihen dhe të ndotin kështu mjedisin, të cilat mund të ndikojnë gjithashtu edhe në dëmtime të lëkurës apo organizmit. Përveç kësaj kjo është edhe humbje ekonomike pasi brenda tyre ndodhet materiali i mjaftueshëm për të bërë bateri të tjera të reja. Në fakt nëse ne zgjedhim ti riciklojmë bateritë, mund ta bëjmë këtë në masë 100%.

Kjo do të thotë se çdo pjesë e tyre mund të konsiderohet si një e tërë duke rezultuar në produkte përfundimtare si: zink dhe koncentrat magnezi, çelik, letër, plastike dhe pjesë bronzi, të cilat mund të përdoren përsëri për të ndërtuar bateritë. Nëse keni një grumbull të madh baterish alkaline, sugjerohet që të mos i hidhni ato së bashku, pasi ato përmbajnë akoma lëng i cili mund të bëhet i rrezikshëm në sasi të mëdha. Ndërkohë që të gjitha bateritë e rikarikueshme janë të riciklueshme dhe të tilla mund t’i gjeni në: kamera, smartfonë, laptopë etj. Prandaj sigurohuni që t’i mblidhni bateritë në vende të posaçme të dedikuara për mbledhjen e tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme