“Rifat Kukaj” dhe “Armagedoni” përkujtojnë Adem Gashin, vlerësohet lartë kontributi i tij

Prishtinë | 01 Shk 2024 | 13:40 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nderë të shkrimtarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Gashi, Instituti Albanologjik në Prishtinë “Ora përkujtimore”. Organizatorët e kësaj ngjarje janë, Art Club “Rifat Kukaj” dhe shtëpia botuese “Armagedoni”, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i Bibliotekës Kombëtare, Izet Abdyli, tha se ndihet me fat që e kishte njehur Gashin në vitet e 80-ta.

“E konsideroj vetën me fat që Ademin e njoha në vitet 1980. Ademin e njoha përmes shkrimeve para se ta njohja fizikisht, teatri poezisë ‘Sofra’ që ishte në kuadër të Teatrit krahinorë të Kosovës dhe shpesh bënte dramatizimin e vargjeve të poeteve Migjeni, Kadare, Podrimja etj dhe atje pas përfundimit të shfaqjes zhvillohej debat mes publikut dhe aktoreve, regjisorit, aty për herë të parë u përshëndetem me të dhe ai shquhej në kulturën dhe në nivelin e diskutimit”, u shpreh ai.

Ademi shquhej në poezi dhe në prozë nga koleget e gjeneratës me stilin e tij të veçantë që kishte tërhequr edhe mendjen e kritikës.

Libri tij i parë  ‘Pa ombrellë’, doli nga botimi deri sa Ademi ishte i burgosur.

Vlen të përmenden se edhe tregimi “Nusja e maleve” u shperbly nga rilindja deri sa Ademi ishte ne burg.

Të ngjashme