Rifllon trajtimi i ujit në Impiantin e Shipolit

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Ka rifilluar trajtimi i ujit në Impiantin e Shipolit. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, përmes një postimi në Facebook.

“Impianti për Trajtimin e Ujit në Shipol ka rifilluar trajtimin e ujit pasi që është rikthyer furnizim me energji elektrike”.

“Impianti është duke operuar me kapacitet të plotë dhe nëse nuk kemi ndërprerje të energjisë elektrike, besojmë se i tërë rrjeti do të stabilizohet dhe furnizohet me ujë të pijes brenda disa orëve”.

Të ngjashme