Ndarja e tyre ishte shumë e zhurmshme në vitin 2013, për shkak të dhunës që ushtroi Chris Brown ndaj Rihannës.
Por duket se shumë vite më pas, këngëtarja vazhdon të jetë e dashuruar me të.
“Kjo do të shokojë shumë njerëz, por Rihanna e kupton Chrisin. Ajo nuk e sheh atë si monstrën që të gjithë shohin. Ai është shprehur tek Rihanna për çdo gjë që ka kaluar”, ka thënë një burim i afërt me këngëtraen.
Por, Rihanna nuk dëshiron të lidhet përsëri me të për shkak të reagimeve dhe paragjykimeve që ky hap do të nxiste te fansat e saj.