Këngëtarja me famë botërore padyshim që ka bërë një transformim drastik, ajo ka rënë shumë në pesh duke u dukur kështu më në formë se kurrë.
Kjo gjë i ka pëlqyer shumë edhe mikeshës së saj më të mirë Rihannës, kjo e fundit ka thënë se ajo dukej shumë mirë edhe atëherë por tanimë ka më shumë vetbesim.
“Adele dukej e jashtëzakonshme përpara transformimit dhe tani duket po njësoj, por mund ta shikoni se sa e lumtur duket. Është e qartë se transformimin e bëri për veten dhe jo për tërhequr vëmendjen e dikujt tjetër dhe unë jam shumë e lumtur që shoqja ime ka kaq shumë vetëbesim dhe është e kënaqur”, është shprehur Rihanna.
Të dyja kanë gati një dekadë që janë shoqe të ngushta dhe Rihanna ka treguar më herët se ajo ka marrë pjesë në një event në 2012-tën vetëm për të parë Adele.
Ajo nuk e di se sa thellë e dua. Ajo nuk ja ka idenë. Albumi i fundit 21 më ka prekur shumë”, është shprehur Rihanna disa vite më parë për kolegen e saj.
Ndërkaq Adele ka treguar se ajo është duke punuar shumë në albumin e saj më të ri që do të vi shumë shpejtë.
Fansat po e presin me padurim këtë gjë, poashtu e ftuar në një emision para disa javësh ajo u shpreh se projektin e saj madhështor nuk e ka ende gati, por burime pranë këngëtares kanë treguar se Adele është shumë pranë kompletimit të albumit.