Këngëtarja, Rihanna, me fotografitë e fundit në rrjetin social “Instagram”, ka joshur ndjekësit.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat rrëmben vëmendjen të madhe me secilën paraqitje që bën.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me të brendshme me ngjyrë të verdhë.
Rihanna dukej në formë shumë të mirë, teksa shfaqi fizikun në fotografi e reja.
“Po mendoja 3 minuta se çfarë mbishkrimi t’iu vendosja. Nuk kam çfarë të them”, shkruan ajo.
Ylli i muzikës pop ka kohë që ka paralajmëruar një album të ri, por duket se vlerëson që nuk është koha e duhur për publikimin e tij.
Në anën tjetër, Rihanna po e shijon lidhjen e dashurisë me reperin Asap Rocky, me të cilin së fundi e bënë publike këtë romancë.