Ajo është fytyra e linjës së saj të brendshmeve, ‘Savage X Fenty’.
Dhe Rihanna dëshmoi se ishte reklama e saj më e mirë pasi prezantoi një model dypjesësh që ia tregonte kthesat e saj të bujshme.
Krijuesja e hitit “We Found Love”, 32-vjeçare, vuri në pah fizikun e saj të lakmueshëm në setin e ri fotografik.
Ajo dukej e mahnitshme në të brendshme neoni, ku veç tyre një vëmendje të madhe rrëmbyen edhe tatuazhet e saj.
Këngëtarja fituese e ‘Grammy’ e kompletoi pamjen e saj me flokët kaçurrela dhe me një grim të thjeshtë.
Rihanna filloi linjën ‘Savage X Fenty’ në vitin 2018, e cila gjithashtu ka edhe një linjë të suksesshme mashkullore me emrin e saj.
Duke shitur mbi 250 milionë rekorde që nga debutimi i saj në vitin 2005, Rihanna është një nga artistet më me së shumti shitje në botën e muzikës.
Sidoqoftë, fituesja nëntë herë e ‘Grammy’ është përballur me sfida të ndryshme gjatë karrierës së saj 15-vjeçare.
Rihanna po ashtu është shpallur muzikantja më e pasur në botë, duke lënë pas Mick Jagger, Elton John, Ed Sheeran dhe Adele.
Kur ishte 24-vjeçe, ylli nga Barbados kishte fituar rekordin si artistja digjitale më e shitur e të gjitha kohërave, dhe në moshën 31- vjeçare u bë gruaja e parë e zezë që drejtoi një shtëpi të modës.