Rihanna shtatzënë për herë të parë

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Rihanna është shtatzënë për herë të parë me të dashurin A$AP Rocky.

33 vjeçarja e konfirmoi lajmin e ëmbël, duke publikuar foton e parë të barkut të fryrë.

Krijuesja e hitit ‘Umbrella’ shihet duke pozuar me një xhaketë dhe xhinse ngjyrë rozë duke vënë në pah barkun. Ndërsa i dashuri i saj 33 vjeçar shihet duke vendosur duart mbi duart e saj.

Ky do të jetë fëmija i parë si për Rihannën ashtu edhe për A$AAP, të cilët nisën lidhjen në fillim të vitit 2020.

Të ngjashme