Nxënësit e gjimnazi “Ahmet Gashi” në Prishtinë nga dita e hënë do të fillojnë mësimin sipas skenarit B, apo të kombinuar.
Deri më tani kjo shkollë ishte duke mbajtur mësim nga distanca për shkak të rasteve me COVID-19.
“TASK FORCA e shkollës, në mbledhjen e vet të mbajtur me dt 20.11.2020, vendosi që nga data: 23.11.2020 (e hënë) mësimi në shkollën tonë të zhvillohet nga Skenari C në Skenarin B. Mësimi për nxënësit që vijnë në shkollë do të mbahet me orar të rregullt ku ora mësimore do të zgjat 30 minuta”, është bërë e ditur në një njoftim për media.
“Mësimdhënësit njësinë mësimore që e shpjegojnë me nxënësit që janë në shkollë do ta përgatisin në formën e prezantimit për t’ua shpërndarë nxënësve që janë në distancë. Ky material do të dërgohet tek nxënësit që janë në distancë brenda ditës ku ata do ta kenë mundësinë t’i marrin materialet mësimore/detyrat, etj. sipas orarit të rregullt mësimor”, thuhet tutje në njoftim.