Instituti Riinvest ka organizuar debatin “Çfarë miksi i energjisë na duhet – si ta mbjellim energjinë e gjelbër në mbretërinë e qymyrit?, ku në kuadër të këtij debati është prezantuar edhe raporti mbi këtë temë, raporton Ekonomia Online.
Sipas raporti, Strategjia Kombëtare e Energjisë 2022-2031 synon të rrisë shtirjen e energjisë së rinovueshme dhe të përmirësoj efikasitetin energjetik, por aty theksohet se kjo nuk është e mjaftueshme për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt.
Raporti tregon se Kosova do të përballet me një deficit të energjisë prej 2 500 gigavatë për orë deri në vitin 2040, edhe pasi të ketë zbatuar planet e saj aktuale, sipas analizës kjo do të thotë se Kosova do të duhet të mbështetet në importe të energjisë, duke rritur varësinë nga furnizuesit e jashtëm dhe duke e bërë vendin më të ndjeshëm ndaj çmimeve të luhatshme dhe ndërprerjeve të mundshme.
Alban Hashani, Instituti Riinvest, tha se ky raport tregon arritjet dhe sfidat e sektorit të energjisë në Kosovë si dhe rrugën që duhet të ndjekur për arritjen e caqeve që janë parapa në agjendën e gjelbër.
“Raporti nxjerr në pah edhe arritjet kryesor dhe sfidat. Ky dokument trajton jo vetëm se ku ndodhemi sot por edhe rrugën që duhet të ndjek në arritjen e caqeve që janë parapa në agjendën e gjelbër. Një nga mesazhet kyçe të raporti është se ne nuk kemi kohë për të humbur. Raporti theksoj rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht me Shqipërinë”.
“Sigurimi i furnizimit të besueshme në energji më koston e përballueshme dhe të pastër është thelbësore për zhvillimin ekonomik të Kosovë dhe mirëqenies së qytetarëve, e lexova fjalinë e parë me të cilën fillon staretgjia aktuale e energjisë së Kosovës, që është e saktë megjithatë veprimet që merren sot dhe pa vonës janë esenciale për të siguruar një situatë të tillë”, ka thënë ai.
Luan Shllaku, nga Instituti Riinvest duke prezantuar Raportin, tha se secila Qeveri ka dështuar në këtë sektorin e energjisë, kjo sipas tij, duke marr parasysh që në Kosovë kemi termocentralet më të vjetra në botë.
Ai tha se Kosova duhet që të shqyrtoj me urgjencë opsionet alternative sikur se importin e gazit, që sipas tij, është një burim më i pastër i energjisë se sa linjiti, duke importuar gazin nga Greqia ose lidhja me tubacionin Adriatik në Shqipëri.
Ai theksoi se Kosova do të duhet të ketë një kapacitet të instaluar të Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë prej rreth 2 067 MW, pas vitit 2030 dhe deri në vitin 2040 për të përmbushur objektivin e dhënë në Planin Nacional për Energji dhe Klimë 2025-2030.
Sipas tij, kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me kapacitetin e planifikuar prej 1 600 MW deri në vitin 2031. Megjithatë, sipas tij, arritja e këtij niveli të kapacitetit të Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë, si dhe zëvendësimi i plotë i qymyrit deri në vitin 2050, është jashtëzakonisht vështirë të arrihet.
“Gjitha qeveritë deri tani kanë qenë rreth dështimit të përbashkuar. Kanë dështuar në një aspekt. Kemi dështuar deri sa në situatën e sotit energjetika e Kosovës është e bazuar në dy termocentrale të cilat u mundova a ka më të vjetar në krejt globin e gjeta në Indi që ishte me Kosovën A. Ne i kemi termocentralet më të vjetra në botë. Jeta me teknologjitë me të reja është 40 vite ne me Kosovën A i jemi 60 vjet që sjellim të gjitha efektet negative, nuk kemi ndërtuar diçka tjetër. Linjiti është armik, ashtu e cilësojnë edhe ekspertet e shëndetit publik, sepse emisioni i SO2, NOX, CO, pluhuri në botë sot shkakton nga 7 milionë vdekje te parakohshme, ndërsa në Kosovë janë përllogaritur rreth 650 vdekje të parakohshme. Përkundër objektivave ambicioze, Kosova aktualisht ka vetëm rreth 260 MË fuqi të instaluar nga burime te rinovueshme. Nga era kemi më së shumit, dhe kemi shumë pak panele 10 MW kanë qenë të instaluar në vitin 2023. Ndërsa biomasa është diçka që është kozmetike. Dy dokumente kryesore që përshkruaj perspektivën tonë energjetike, janë Strategjia Kombëtare e Energjisë 2022-2030 dhe Plani nacionali i energjisë dhe klimës. Rekomandimet janë të shohim sa më shpejt për gazin”, ka thënë ai.