Ekonomia Online
FUNDIT

Riinvest nderon ambasadorin Walker me Çmimin për Paqe

Riinvest nderon ambasadorin Walker me Çmimin për Paqe

Kolegji Riinvest ka nderuar ambasadorin William Walker me Çmimin për Paqe. Në arsyetimin për ndarjen e këtij çmimi theksohet se ambasadori William Walker ka udhëhequr Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë për të garantuar armëpushimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. “Kontributi i Ambasadorit Walker për të evidentuar dhe […]

Kolegji Riinvest ka nderuar ambasadorin William Walker me Çmimin për Paqe.

Në arsyetimin për ndarjen e këtij çmimi theksohet se ambasadori William Walker ka udhëhequr Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë për të garantuar armëpushimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

“Kontributi i Ambasadorit Walker për të evidentuar dhe informuar opinionin publik për masakrën e Reçakut, në të cilën 45 civilë shqiptarë u vranë nga Policia Serbe, ndryshoi kursin e ngjarjeve në Kosovë që shpien deri te intervenimi i NATO-s në Kosovë”, u tha me rastin e ndarjes së çmimit.

Të ngjashme