Riinvest trajnon rreth 50 përfaqësues institucionesh për aplikim në fondin e Komisionit Evropian, Horizon Europe

Prishtinë | 08 Qer 2023 | 13:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Riinvest prezantoi, të enjten, 10 ide projektesh të zhvilluara nga pjesëmarrësit nga dy grupe të cilët ndoqën trajnimin për shkrimin dhe zbatimin e projekt propozimeve në Horizon Europe.

Projektet mbuluan fusha të ndryshme prioritare si Kërkimi dhe Inovacioni, Digjitalizimi dhe Shoqëria e Shëndetshme.

Rreth 50 pjesëmarrës nga universitet publike e private e shumë organizata të tjera, kanë marrë pjesë në trajnimin për aplikime në Horizon Europe, mbajtur gjatë muajve shkurt dhe prill, dhe ka zgjatur dy javë për secilin grup, raporton Ekonomia Online.

Këto trajnime janë organizuar nga “Riinvest” në kuadër të projektit Policy Answers, i cili financohet nga Komisioni Evropian përmes programit Horizon Europe.

Kjo ngjarje ilustron në mënyrë të përkryer arritjen e qëllimeve për zvogëlimin e hendekut dhe përmirësimin e performancës së Kosovës në Horizon Europe dhe programet e tjera të ERA-s, u tha në ngjarjen e organizuar me këtë rast.

Muhamet Mustafa, udhëheqësi i projektit Policy Answers për Kosovë, e çmoi si të frytshëm këtë aktivitet, me ç’rast tha se për pjesëmarrësit nuk ka qenë e lehtë të jenë të pranishëm për dy javë në trajnime.

“Mendoj se puna jonë e përbashkët ka qenë e frytshme dhe nuk ka qenë e lehtë që për dy javë të jeni nëpër trajnime”.

“Pjesëmarrës kanë qenë afër 50 veta nga organizatat e ndryshme që kanë marrë pjesë kanë qenë nga UP-ja me 70 për qind të pjesëmarrjes, Universiteti ‘Hazhi Zeka’ nga Peja, Universiteti i Gjilanit, nga KOSTT, KEK-u e shumë organizata të tjera”, tha Mustafa.

Qamile Sinanaj, koordinatorja Kombëtare për Horizon Europe nga MASHT, shprehu vlerësimin e saj të thellë dhe theksoi ndikimin e mundshëm të projektit Policy Answers, i cili tashmë po rrit praninë e Kosovës në Horizon Europe dhe po kontribuon në politikat e bazuara në dëshmi për një ekonomi të qëndrueshme dhe integrim në BE.

Pas prezantimit, grupet pjesëmarrëse nga Universitetet publike e private morën certifikatat e tyre.

Të ngjashme