Menaxhimi i pandemisë dhe rikthimi i shërbimeve të mjekimit të pacientëve jo-Covid, ishin temat e diskutimi të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj me drejtorët e klinikave të QKUK-së, raporton Ekonomia Online.
Zemaj, tha se ky takim ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve na luftën ndaj COVID-19. Mes tjerash, Zemaj tha se stafit shëndetësorë do t’i vij një kontingjent me specializantë, që do ta ndihmojë stafin mbështetës.
Ai shtoi se në mandatin e tij nuk do të mbes asnjë mjek i papunë.
“Këtë angazhim së pari duhet bërë për falënderime në situatën që po kalojmë më pandemi. Qëllimi është që të shohim që ta jemi së bashku dhe t’i koordinojmë aktivitetet. Ne jemi të interesuar që t’i ngrisim kapacitetet dhe ndërkohë duke kërkuar llogaridhënie”.
“Ne komunikojmë më letra dhe do të shoh që këtë komunikim ta shndërrojmë edhe në takime. Numri i vdekjeve është i madh dhe duhet t’i qasemi me profesionalizëm dhe do ta shohim sesi do t’ia bëjmë”.
“Si ministër kemi filluar dhënien e specializimeve dhe besoj se do të vjen një kontingjent i mjaftueshëm. Në mandatin tim qeverisës nuk do të lejojë të mbes papunë askush”, tha Zemaj.
Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se sot do të adresohen tri tema: menaxhimin e pandemisë, ngritja e disiplinës dhe planet e rikthimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Ai ka falënderuar të gjithë mjekët e drejtorët e klinikave të QKUK-së për punën dhe menaxhimin e pandemisë gjatë këtyre muajve.