Është rikthyer flamuri kombëtar “Te Rrethi”, në hyrje të Prishtinës.
Rreth vendosjes së flamurit në këtë pikë të kryeqytetit tash e një kohë zhvillohet një “betejë” midis atyre që këmbëngulin për vendosjen e simbolit kombëtar dhe të tjerëve që donin atë shtetëror.
Qeveria pak ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë vendosi që aty të vendosej flamuri shtetëror, ndërsa siç merret vesh me urdhër të kryeministrit Ramush Haradinaj tash është kthyer flamuri kombëtar.
Para gjithë këtij debati u përfshi edhe një artist që vendosi flamurin e ‘off-sidet’ në futboll si reagim për politikën vendore.