Leonora Poloska do të vijë me projektin e saj më të ri muzikor.
Këngëtarja prej vitesh i ka munguar skenës duke u përkushtuar në rritjen e vajzës së saj.
Kjo pauzë si duket ka marrë fund, pasi Leonora tashmë po vjen me këngën e saj të re, shkruan GazetaExpress.
“S’ishte fat” mban titullin kënga, e cila do të vijë e realizuar edhe me videoklip.
Për GazetënExpress Leonora ka zbuluar se kënga publikohet sot dhe shënon rikthimin e saj në muzikë pas një pauze të gjatë.
Ky nuk do të jetë projekti i vetëm i këngëtares, e cila për adhuruesit e këngës së saj do të vijë edhe me disa këngë të tjera në vazhdim.
Leonora është e martuar me kompozitorin Andin Randobrava dhe nga martesa e tyre kanë një vajzë.