Rikthehet për të jetuar në Kosovë, Labinot Haxhiu: Këtu është vendi i mundësive

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Haxhiu, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Sol”.

Rikthimi i tij në Kosovë, ishte tema që ka folur përgjatë intervistës, për çka tha se kjo ka qenë gjithmonë synim i tij.

Labi theksoi se jeta në Kosovë është shumë dinamike dhe që ‘stresi’ i punës në Kosovë i pëlqen shumë.

“Kosova është vend i mundësive, dhe ke mundësi shumë të mira nëse dëshiron me punu”, shtoi ndër tjerash.

Labi u komentua tejet shumë gjatë qëndrimit të tij në formatin e lartpërmendur.

Më së shumti u përfol për të dashurën në Gjermani, pas një veprimi që krijoi me ish-banoren Bia Khalifa.

Sidoqoftë, i njëjti është tejet aktiv edhe me video kreative në rrjete sociale.

Të ngjashme