Një lajm tejet i mirë vjen nga Turqia. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka lënë prapa lëndimi dhe është rikthyer në formacion te Fenerbahce.
Vedat Muriqi u kthye të enjten në stërvitje me skuadrën turke, teksa sot është përfshirë në formacion nga trajnerin, Ersun Yanal.
Nga ora 18:00, Fenerbahce zhvillon ndeshjen e javës së 13’të në udhëtim te Goztepe dhe sulmuesi prizrenas është gati.
Fenerbahce ka publikuar formacionin zyrtar për këtë ndeshje. Ashtu siç pritej, Vedat Muriqi, është lënë në bankën rezervë, mirëpo lajmi i mirë është rikthimi i tij