Nis që nga Moska kundërofensiva e Vladimir Putinit. I cili mbron Eduard Snoudenin, lëshon hacker-ët dhe mendon një super-ministri për sigurinë. Kështu, udhëheqësi rus reagon ndaj rrethimit. Dhe ndërkohë “eliminon” 400 agjentë jo të besuar.
Që nga koha e Boris Jelcinit, shërbimet e inteligjencës ruse janë “kastruar”: një ulje prej 25 për qind, me kërkesë të presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton. Ishim bërë një portë e shqyer. Kur rinovuan Kremlinin, gjetën përgjues edhe në banjën e kreut të shtetit: Jelcini lëshonte gazra, dhe CIA apo Pentagoni i dëgjonin. Por, kur mbërriti Vladimir Putini, era e sekreteve shtetërore nuk ndihej më përreth; ai konsolidoi forcat në çdo drejtim”
Është kthyer i ftohti në Moskë. Temperatura ideale për spiunët, për intrigat, dhe bukuritë siberiane, që duken sikur sapo kanë dalë prej një trille ri të Gorky Park. Dhe nëpër rrugët e kryeqytetit rus, të gjera si autostrada dhe midis blloqeve të pallateve me stile të ndërprerë, është duke u shkruar një roman spiunazhi i mijëvjeçarit të ri. Por nuk është letërsi.
E kanë kuptuar amerikanët, duke filluar me kandidaten për presidencën, Hillary Clinton: emailet e saj janë bërë publike, në sajë të “bastisjes” prej hakerëve rusë. Por edhe më të sikletshme, janë zbulimet për atletët amerikanë, të cilëve u është dhënë “ligjërisht” doping, një tjetër e vërtetë e papërshtatshme kjo, e vjedhur me sa duket nga hakerat në Moskë, dhe e shpërndarë nëpër mediat botërore.