Rilindja kulturore në minierat e thëngjillit në Gjermani

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Kur “Prosper – Hainel” të mbyllet të premten, do të jetë në dorën e presidentit federal Frank-Walter Steinmeier që t’i bie “kambanës së vdekjes” së industrisë së minierave të thëngjillit që dikur ishte shtylla kurrizore e Gjermanisë së pasluftës.

Por derisa industrisë 200-vjeçare të thëngjillit në Gjermani po i vjen fundi, premtimi për transformim të saj që u bë para disa dekadash, më në fund po merr formë, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa afër gjysmë milioni njerëz dikur punonin në Ruhr në industrinë e thëngjillit dhe të hekurit, procesi i ngadalshëm i deindustrializimit ka shkaktuar papunësi të madhe dhe varfëri përreth qyteteve të minierave në pjesën perëndimore të Gjermanisë. Kjo është pjesa kur industria e kulturës dhe e turizmit kanë bërë hapat e tyre.

Kur Angela Merkel në vitin 2007 kishte deklaruar se industria e thëngjillit do të mbyllet në vitin 2018, gara ka qenë që të krijohet një transformim kulturor që ishte në Ruhr në fillim të viteve ’70, kur artistët nisën të shfrytëzojnë hapësirat e braktisura industriale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme