Rimbursimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti pritet të bëhet në vitin 2023

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 11:04 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rimbursimi i mjeteve për gjithë qytetarët që tërheqin mjetet e tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale parashihet të nisë në vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, gjatë shqyrtimit të kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Megjithatë rregullorja për rimbursimin e këtyre mjeteve ende nuk ka filluar të miratohet por, sipas zyrtarëve të Trustit, është duke u diskutuar.Sa i përket taksës vjetore të trustit, Komisioni e ka miratuar.

Drejtori i FKP Adrian Zalli, tha se kanë paraparë që taksa të jetë e njëjta”Sa i përket taksës operacionale kemi paraparë që ta mbajmë të njëjtën”, tha ai.Kryesuesi i Bordit Fondi i Kursimeve Pensionale Ruzhdi Morina, tha se nëse ka tepricë të mjeteve, do të kthehen tek kontribuuesit.”Në rast se do të kemi tepricë të mjeteve si çdo vit ju kthehen kontribuueseve, kurse nëse kemi mungesa i drejtohemi Kuvendit”, tha ai.

Në këtë Komision është shqyrtuar dhe miratuar edhe raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, tha se këtë vit kanë shpenëzuar vetëm 75 për qind të buxhetit.

“Kemi shpenzuar vetëm 75 për qind të buxhetit. Arsyeja pse nuk është shpenziar në total buxheti i paraparë është aktivitetet e prokurimit. Investime kapitale nuk kemi pasur këtë vit”, tha ai

Kusari Lila ka pyetur se  deklarimi i pasurisë këtë vit është bërë online pse në AKK nuk ka pasur mundësi me marrë këtë informacion, a ka pasur prishje të sistemit të AKK-së.

Shaip Havolli ka thënë se është bllokuar sistemi i AKK-së.

“Kemi pasur probleme me serverë sepse në të nuk është investuar prej vitesh”.

Fatmir Rexhepi ka vlerësuar se buxheti është planifikuar brenda kornizës, por ka pyetur nëse kanë pasur auditim të jashtëm apo të brendshëm.

Ndërsa Havolli ka thënë se s’ka gjetje të mëdha  nga auditorët.

“Në të gjitha raportet e audituara nuk ka të gjetura të mëdha” ka thënë Havolli.

Duke iu përgjigjur kritikave që ka marrë nga kryetari i këtij komisioni Hekuran Murati, Havolli ka thënë se “ligjet krijojnë ndasi dhe keqinterpretime”.

“Deklarimi i pasurisë si proces nuk ka edhe shume efikasitet e mandej ka keqinformim. Kjo nuk do të duhet të ndodhte nga AKK. Kjo agjenci do të duhej ta njihte mirë ligjin. Ajo që e shoh si problematike është që AKK merret me formalitete në vend që me substancë. Shumica e rasteve që janë ngritur në gjykatë janë raste të asamblistëve nëpër komuna. Kjo nuk është të luftohet korrupsioni, por me lujt derën. Problemi është që shpenzohen edhe resurse të Agjencisë dhe të Gjykatave”, ka thënë Murati.

Në anën tjetër, Havolli ka thënë se vitin e ardhshëm raporti do të jetë publik dhe do të ketë përfshirje të rasteve të profilit të lartë që janë dërguar në Prokurori.

“Ka raste të mëdha të konfliktit të interesit që s’i kemi bërë publike për shkak të ndjeshmërisë dhe i kemi dorëzuar në prokurori. Ne mundohemi të kapemi për materie. Por edhe ligjet krijojnë ndasi e keqinterpretime. Me ligjin e ri për disa çështje teknike do të ketë gjoba dhe nuk do të ketë kallëzime penale për ta ngarkuar edhe prokurorinë”, ka thënë ai.


Të ngjashme